Emri i ri Maqedonia e Veriut do të prekë xhepat e qytetarëve të këtij shteti për shkak të detyrimeve për ndërrimin e dokumenteve personale dhe dokumenteve tjera.
Qytetarët vetë janë të detyruar që të paguajnë për ndërrimin e dokumenteve, që duhet të bëhen brenda një periudhe të caktuar kohore.
Ata do të ndërrojnë letërnjoftimin, pasaportën, patent- shoferin, e të cilat së bashku do të kushtojnë rreth 2400 denarë. Kurse tabelat e makinave do të kushtojnë edhe 1200 denarë tjerë.
Harxhimet totale vetëm për këto shërbime të nevojshme do të kushtojnë 3600 denarë apo rreth 60 euro.
Sipas çmimores ndërrimi i pasaportës është 1500 denarë dhe taksa 300 denarë.
Letërnjoftimi është 190 denarë, ndërsa patent-shoferi 280 denarë. Targat e reja 1200 denarë, që do të lëshohen në përdorim në afat prej 4 muajve dhe ato do të kenë kodin e ri NMK.