Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë konfirmuar 14 raste të reja me covid-19.
Ndërsa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot nga 58 mostra të marra nga komuna e Prishtinës, vetëm një ka dalë pozitiv.
“Virusin ende nuk e kemi mundur përfundimisht”, thotë Ahmeti.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Nga përafërisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë.
Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri.
Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetëizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.
Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht.
💙
#rriNshpi