Nga 30.44 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 37.41 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 23.69 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 21.15 për qind. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.
Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 9.01 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.35 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës ka 1.15 për qind, Partia Fjala 1.02 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind./KosovaPress/