Aktuale

Nga 19.16 për qind e votave të numëruara prin PAN me 36.90 %

Nga 19.16 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 36.90 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 22.62 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 19.11 për qind. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 10.68 për qind, Koalicioni Vakat ka 2.00 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës ka 1.50 për qind, Partia Fjala 1.09 për qind, Jedinstvena Goranska Partia 1.05 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind./KosovaPress/