Neymar është i lumtur që Lionel Messi dhe Argjentina kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2018
Edhe pse më nuk luajnë në të njëjtin ekip, Neymar është i lumtur që Lionel Messi dhe Argjentina kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin “Rusia 2018”
“Jam i lumtur për të (Messin)”, ka deklaruar Neymar pas fitores 3-0 ndaj Kilit, përcjell Express.
“Unë jam i lumtur të shoh një mik që merr pjesë në një garë kaq të rëndësishme. Kam edhe miq në ekipin e Kilit, por ne jemi lojtar dhe duhet të luajmë për të fituar çdo ndeshje”, ka theksuar ai.
Messi dhe Neymar ishin shok të mirë te Barcelona. Neymar gjatë verës u transferua në PSG për 222 milionë euro. /Express/