Këngëtarja Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen e 84-të.
E lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ajo ndër vite ka treguar se është artistja më e kompletuar që populli shqiptar ka pasur ndonjëherë.
Nexhmije Pagarusha, këngëtarja e cila njihet si ‘Bilbili i Kosovës’ dhe si ‘Mbretëresha e muzikës shqiptare’, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Me rastin e ditëlindjes ka shkruar vetë këngëtarja në Facebook.
“Përshëndetje miqt e mi të dashur,
Sot festoj 84 vjetorin e lindjes, ju falenderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen si dhe dashurinë e dhuruar gjatë tërë këtyre viteve”- ka shkruar Pagarusha nw profilin e saj zyrtar nw Facebook.