Pas lajmit për vdekjen e kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se ndihet shumë i pikëlluar.
Për Klan Kosova, Daci tutje tha se Rexhepi ka qenë kryeministri më i mirë nga të gjithë kryeministrat që i ka pasur vendi ynë deri më tani.
Bajram Rexhepi vdiq sot në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër pas orës 16:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.