Rajon & Botë

New York Times i afrohet shifrës prej 2.5 milionë parapaguesve online

Gazeta amerikane New York Times ka regjistruar pothuajse 2,5 milionë shfrytëzues interneti në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, njoftoi kompania.

Numri i online i parapaguesve është rritur për 154.000, dhe në tremujorin e tretë ka arritur gjithsej 2,487 milionë. Në nivel vjetor, kjo është rritje prej 59 për qind.

Rritja e numrit të parapaguesve është më e shpejtë në raport me tremujorin e kaluar, kur numri i parapaguesve u rrit për 114.000. Përderisa rritja është më e vogël se sa në tremujorin e parë, kur gazeta regjistroi 348.000 parapagues të rinj. Në atë periudhë në SHBA ishte aktuale fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

Përderisa të ardhurat nga reklamat e gazetës online janë rritur, rënie kanë shënuar ato në edicionin e shtypur për 20,1 për qind.

Neto fitimi i kompanisë paraqet 32,2 milionë dollarë, në krahasim me 406.000 dollarë vitin e kaluar.

Megjithatë, të ardhurat e përgjithshme nga reklamat janë ulur për 9 për qind. Parapagimi mujor i edicionit elektronik të gazetës është rreth tetë dollarë.