Rajon & Botë

New York ndalon makinat në ‘Central Park’

Kryebashkiaku i qytetit të New York, Bill de Blasio, ka njoftuar se makinat së shpejti do të ndalohen në Parkun Qendror.

Duke filluar nga data 27 qershor, të gjitha rrugët përmes Parkut Qendror nga Rruga 72, do të jenë një zonë e palëvizshme për automjetet, me përjashtim të automjeteve të Parkut dhe shërbimeve emergjente, duke përfshirë edhe policinë.

Vendimi për ndalimin e makinave nga parku qendror, i vizituar nga 42 milionë njerëz vitin e kaluar, është pjesë e përpjekjeve të qytetit për të reduktuar aksidentet e trafikut dhe ndotjen e ajrit në atë zonë, raporton The New York Times.

De Blasio mbështet nismën ‘Vision Zero’, e cila synon të përmirësojë sigurinë në rrugë. Nga viti 2013 deri më 2016, viktimat e këmbësoreve dhe ato të trafikut në New York kanë rënë për 28 % pas kësaj iniciative, ku shoferët ndaloheshin të hynin në pjesën veriore të parkut. /IndeksOnline/