Rajon & Botë

Netanyahu përgënjeshtron akuzat për implikim në referendumin e Kurdistanit irakian

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi posht të dielën akuzat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan që ishte shprehur se shërbimet sekrete izraelite kishin pasur rol në organizimin e referendumit të kritikuar mbi pavarësinë e Kurdistanit irakian.

Gjatë hapjes së mbledhjes së përjavshme qeveritare, Netanyahu përgënjeshtroi çdo lidhje të shërbimeve sekrete të vendit të tij në referendumin e Kurdistanit irakian dukeshprehur gjithashtu simpatinë e tij për popullin kurd.

Erdogani kishte thënë dje se Mosadi izraelit kishte luajtur rol në referendumin që u zhvillua më 25 shtator në rajonin autonom të Kurdistanit.