Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur të manipuluar konferencën e paqes për Lindje e Mesme në Paris, duke thënë se qeveria e tij nuk do të luajë asnjë rol në këtë konferencë.
“Është një konferencë e manipuluar. Nuk do të na obligojë. Është një relikë nga e kaluara,” ka thënë Netanyahu, transmeton Express.
Sipas tij, kjo konferencë do ta kthejë paqen prapa.
“Kjo e çon paqen prapa” ka thënë ai.
“Konferenca është e manipuluar nga palestinezët dhe francezë për të aprovuar vendime të tjera kundër Izraelit,” ka shtuar Netanyahu.
Në konferencën e së dielës do të marrin pjesë rreth 70 vende të botës, e cila ka për qëllim gjetjen e mënyrave për t’i rinisur përpjekjet për paqe mes Izraelit dhe Palestinës, të bllokuara shumë kohë më parë./Express/