Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën e radhës.
Kështu vendosi kryesia e Kuvendit me shumicë votash në mbledhjen e mbajtur.
Seanca e cila ishte paraparë të mbahej sot nuk vazhdoi punimet, pasi Partia Demokratike e Kosovës, e cila në shenjë revolte ndaj deklaratave të misionit të EULEX-it për ish-ushtarët e UÇK-së, propozoi vazhdimin e seancës për ditën e nesërme./kp