Aktuale

Nesër seancë, pa demarkacionin në rend dite

Seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër. Kështu është vendosur gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, të udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti.

Gjatë kësaj mbledhje është vendosur gjithashtu për  caktimin e seancës së re, e cila do të mbahet mbahet javën e ardhshme, më 11 maj.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, nuk  ka pohuar e as mohuar zërat për një marrëveshje të mundshme për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Haliti tha se për këtë çështje nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga GP i  LDK-së dhe se nuk mund të flasë për individë.

 

“Unë nuk kamë parë ndonjë kërkesë të grupit parlamentar të LDK-së . Unë në këtë rast si përfaqësues i kryesisë së kuvendit nuk mund të flas për individ që propozojnë. Po  në qoftë se vjen diçka në emër të grupit parlamentar të LDK-së e nënshkruar nga deputet ose nga kryetari Beqiri me siguri që edhe Partia Demokratike, do ta shqyrtoj ose do të ketë një shkresë ose pajtueshmëri mes dy kryetarëve të partive dhe organeve të parive të kryesisë dhe këshillave drejtues , atëherë do të shqyrtohet. Unë nuk mund të jap mendimet për ose kundër deklaratave për media që japin deputetët .”, tha Haliti.

Ndërsa për procedim të demarkacionit, Haliti ka thënë se ajo është çështje e Qeverisë, megjithëse thekson se kjo çështje do të konsiderohet si e re dhe duhet të kalojë nëpër të gjitha procedurat e nevojshme.

“Sa i përket çështjes së mbledhjes për demarkacionin , ju e dini që është kompetencë e Qeverisë dhe Qeveria mund ta dorëzoj në rrugë të rregullt , për ti ndjek procedurat e rregullta dhe mund të bëjë kërkesë ta dorëzoj kërkesën për demarkacion. Për votimin e marrëveshjes së demarkacionit . Mund ta dorëzoj me procedurë të përshpejtuar është çështjen e tyre. Por në secilin variant ajo konsiderohet çështje e re . Duhet ti ndjek procedurat e trajtimit shqyrtimit të asaj kërkese nëpër komisione edhe ë kryesi. “, tha Haliti.

Ndërsa anëtarët e komisionit nga partitë opozitare, kanë shprehur zhgënjimin  për mosvendosjen e demarkacionit në rend dite. Vërejtje e kritika pati edhe për mënyrën se si janë ftuar  në mbledhjen e sotme.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, tha se në fund të kësaj jave presin përgjigje për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

 

“Në orët e vona na u është dërguar një mesazh që dot do të mbahet mbledhja e kryesisë dhe sigurt ne kemi prit që sot do të jetë në rend dite  çështja e demarkacionit , po ja që edhe sot nuk është. E kemi një rend të dite që nuk ka diçka të jashtëzakonshme edhe nuk ka diçka urgjente . Prandaj besoj që ky mos seriozitet kisha me thënë i Qeverisë është bartur edhe te kuvendi. … Mendoj që është momenti i fundit të mblidhemi dhe sa më shpejtë edhe ne ta përfundojmë çështjen e mocionit tonë. Ndoshta edhe deri në fund të javës ta kemi një seancë të jashtëzakonshme…Besoj që ndoshta brenda javës ose ditë vikendi ka mundësi me pas seancë të jashtëzakonshme . Nëse e procedojnë kryesia në këtë rast.”, tha Bajrami.

Edhe shefja e grupit parlamentar nga Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka dhënë vërejtje për mënyrën se si janë njoftuar për mbledhjen e sotme të kryesisë. Ajo ka thënë se nuk pati pika të rëndësishme siç është demarkacioni.

“Kjo tregon se në çfarë shkalle ka degraduar , institucioni Kuvendi. Ku është më keq se personalizim pra është përmbysje e rendit institucional. Ajo që pamë sot, materialet për rendin e ditës janë pikat të mbetura nga seancat e kaluar dhe projektligje të cilat u vendosen në një seancë të re. Pra mënyra e informimit është krejtësisht jo korrekte dhe në sh përputhje me rregulloren e kuvendit. Pra nuk patë asnjë pikë të jashtëzakonshme apo siç po flitet tani e sa kohë se do të vije demarkacioni apo ndonjë çështjen tjetër me rëndësi urgjente”, tha Dërguti.

Ndryshe, kryesia ka caktuar  dy seanca të ardhshme. Seanca e nesërme është thirrur në ora 10:00 për ti përfunduar çështjet e mbetura miratimin, votimin e ligjeve rekomandimeve si dhe interpelanca me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe me ministrin Blerand Stavilecin.

Ndërsa seanca e ardhshme është thirrur me 11 maj ditën e enjte për tu shqyrtuar çështjet që kanë mbetur pa u shqyrtuar. /KP