Aktuale

Nesër protestë në Skenderaj kundër vendimit të Gjykatës së Apelit ndaj Sami Lushtakut

Punëtorët e Administratës komunale dhe ata të Shëndetësisë paralajmërojnë protestë një orëshe para objektit të Komunës së Skenderajt. Kështu thuhet në komunikatën për media të dërguar nga Komuna e Skenderajit

Këshilli i Punëtorëve të Administratës komunale dhe Shëndetësisë në Komunën e Skenderajt ka bërë thirrje për protestë një orëshe para objektit të Komunës së Skenderajt, për të shprehur kundërshtimin e tyre me rastin e publikimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit kundër Sami Lushtaku.

Protesta ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po i bëhen Kryetarit të Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku me procese të motivuara politikisht. Organizatorët e protestës do t’i bëjnë thirrje Gjykatës Supreme ta zhveshë drejtësinë nga politika.

Protesta do të mbahet para objektit të Komunës së Skenderajt nga ora 08:00 deri në ora 09:00. /GazetaExpress/