Aktuale

Nesër protestë në kërkim të kalimit të demarkacionit

Seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës, pritet të shoqërohet me një protestë qytetare.

E thirrur nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione – iFOK.

Por përkundër protestave të më hershme që kanë qenë kundër demarkacionit, kjo protestë është thirrur për të kërkuar votimin e demarkacionit.

IFOK i ka bërë thirrje OJQ-ve të Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës gjithpopullore para Kuvendit të Kosovës

Kjo protestë pritet të mbahet për të përkrahur votimin e Demarkacionit në Kuvend, duke i hapur kështu rrugën lëvizjes së lirë të qytetarëve për në vendet e BE-së.

Protesta do të mbahet në ditën e caktuar për votim.