Nesër në Rahovec organizohen aktivitete për shënimin e 19-të vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mic dhe dëshmorëve Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri nga Vushtrria.
Me këtë rast do të bëhen homazhe dhe nderime në vendin e rënies tek udhëkryqi mbi fshatin Opterushë.
Aktivitetet organizohen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Rahovec./KosovaPress/