Aktuale

Nesër pastrohet Prishtina

Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon edhe më tej me aktivitete vetëdijesuese për mbrojtjen e mjedisit, të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme të vendit.

Nesër, më 13 korrik, vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të realizojnë aksion pastrimi në lokacionin “Rruga e vjetër e Shkupit” Veternik, afër Spitalit Amerikan, duke filluar nga ora 10:00.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, kompaninë menaxhuese të deponive në Kosovë dhe Kompaninë e pastrimit ‘VZ’.

Presim që aksionit t’i bashkohen edhe banorët e asaj zone, në mënyrë që ta eliminojmë në tërësi atë deponi ilegale të mbeturinave.

Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.