Arsim & Kulturë

Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17 njofton të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë , ora e parë e mësimit t’i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë.

Ministria e Arsimit,  uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor  2016 -2017,  njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.

Shenjtërimi i Nënës Terezë , në shenjë mirënjohjeje  të veprës  dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror ë e human  gjatë gjithë  jetës  në ndihmë më të varfërve në gjithë globin  u bë ditën e sotme 4 shtator 2016  në  Selinë e Vatikanit  nga ana e Shkëlqesisë së tij  Papa Françeskut ./KosovaPress/