Disa organizata joqeveritare në Kosovë kanë thirrur për nesër kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit [as publikimit të përgjimeve telefonike midis krerëve të PDK-së njëherësh zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës. Kësaj proteste do ti bashkohen edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një njoftim të kësaj lëvizje thuhet se Vetëvendosje mbështet fuqishëm protestën e organizuar nga shoqëria civile, meqë sipas tyre reagimi qytetar ndaj një grushti zaptuesish është shpresa e vetme.
“Lëvizja Vetëvendosje mbështet pa rezervë protestën e organizuar nesër nga shoqëria civile kundër krimit e korrupsionit shtetëror. Publikimi i bisedave të fundit telefonike midis krerëve të PDK-së, e ka dëshmuar në zë e në figurë kapjen e shtetit nga strukturat kriminale që gjenden në maje të piramidës shtetërore. Këto biseda po qartësojnë në mënyrë retroaktive edhe shkaqet e vendimeve të dëmshme që ka bërë kjo kastë pushtetarësh të kapur e të shantazhuar. Reagimi qytetar kundër formave të ndryshme të padrejtësisë e shtypjes, sipas Vetëvendosjes “është shpresa e vetme për perspektivën e këtij vendi. Bashkimi gjithë popullor kundër një grushti zaptuesish krijon forcën dhe energjinë e duhur për t’i hequr qafe ata. Tashmë secili zhvillimi po na nxjerrë para një dileme ekzistenciale: Ose ata, ose Kosova!; ose qytetarët, ose klani Pronto”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje gjithë anëtarësisë e qytetarëve t’i bashkohen kësaj proteste.
“Ne nuk do të kursehemi të mbështesim nisma të tilla pavarësisht nëse jemi apo jo pjesë e organizimit”, thuhet në fund të njoftimit./KosovaPress/