Nesër nis procesi i rregullt mësimor në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Kosovës. Sindikalistët thanë se tani për tani, kanë hequr dorë nga grevat.
15 janari do të shënojë ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë të mësimit nëpër të gjitha shkollat e Kosovës. Kjo është konfirmuar nga Ministria e Arsimit.
Gjithashtu janë hequr edhe dilemat se mund të ketë greva të mësimdhënësve.
Kryetari i BSPK’së Avni Hajdini kritikon vendimin e qeverisë për rritje pagash prej vetëm 4 për qind. Por thotë se humbja e mësimit nuk i shkon për shtati askujt.