Nesër Komuna e Prishtinës do të fillojë me fazën e katërt të dezinsektimin hapësinor.
Në një njoftim të Komunës së Prishtinës thuhet se dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.
Dezinsektimi do të bëhet nga dita e nesërme (e premte) deri të mërkurën në të gjitha lagjet e Komunës së Prishtinës.
“Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë”, thuhet në njoftimin e komunës.
Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe./KosovaPress/