Aktuale

Nesër në Prishtinë marshi “Marshojmë S’festojmë”

Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” nesër në sheshin “Zahir Pajaziti” organizon një marsh në Ditën e Gruas.

“Marshi organizohet nga Kolektivi qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’ që është iniciativë qytetare që synon të jetë zёri për të shtypurat/it në shoqëri. Përbëhet nga qytetare/ë, aktiviste/ë për të drejtat e grave, grupe sindikaliste dhe të punëtorëve, akademike/ë, artiste/ë, media dhe OJQ  tё ndryshme”, thuhet në njoftim.

Marshimi fillon në orën 12:00./KosovaPress/