Aktuale

Nesër në Prishtinë lëshohet alarmi në orën 12:00

Komuna e Prishtinës nesër do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmimit në qytet.
Testimi i alarmimit do të bëhet në ora 12:05, njofton komuna.

Testimi do të realizohet me zë me tingull të njëtrajtshëm, në kohë zgjatje dy herë nga 30 sekonda.

Testime të tilla të alarmit, Komuna e Prishtinës ka bërë edhe në të kaluar, kryesisht në ditët e vikendit. Ky alarm lëshohet për arsye të testimit të sistemit./GazetaExpress/