Aktuale

Nesër miratohet Rezoluta për vlerat e luftës së UÇK-së

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër për të miratuar Rezolutën për vlerat e luftës së UÇK-së.

Seanca e sotme, e cila filloi në ora 10:00 dhe përfundoi në orët e vona të mbrëmjes së sotme, u përshkua me tone përkrahëse ndaj luftës së UÇK-së, kundërshtim të dënimit që u është shqiptuar Grupit të Drenicës dhe luftëtarëve të tjerë dhe me akuza e kundër akuza mes pozitës dhe opozitës.

Seanca e sotme është mbajtur me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së, pas dënimit që u është dhënë luftëtarëve të UÇK-së, të njohur si Grupi i Drenicës.

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, do të vazhdojë seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/