Kuvendi i Kosovës nesër do të mbaj seancën e radhës. Kështu të paktën ka bërë të ditur Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, e cila ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do të mblidhet kuvendi i Kosovës në seancë.
Kjo është komunikata e plotë nga Kuvendi:
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës njofton se nesër në orën 10:00 do të mblidhet kuvendi i Kosovës në seancë.
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-106 për Ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-104 për Ratifikimin e Marrëveshjes Përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
7. Shqyrtimin i Projektligjit nr. 05/L-111 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,
8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-112 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Trafikut Urban,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-050 për Kinematografinë,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 05/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,
14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015,
15. Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015,
16. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje,
17. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtareve në komisionet parlamentare.