Aktuale

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, përgatitet për seancën konstituive

Arkiv

Menjëherë pas shpalljes së datës për mbajtjen e seancës konstituive nga presidenti Hashim Thaçi, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet për t’u përgatitur për seancën e parë të legjislacionit të gjashtë.

Ekonomia Online mëson se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër në ora 14:00.

Presidenti Thaçi sot pas takimit me partitë politike vendosi që seanca e parë e Kuvendit të mbahet më 3 gusht.