Aktuale

Nesër mbledhje e Kuvendit për zgjedhje të qeverisë së re

Mandatari Zoran Zaev mbrëmë i parashtroi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë propozim-programin dhe propozim-përbërjen e qeverisë së re. Mbledhjen për zgjedhje të qeverisë së re, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e caktoi për nesër në orën 11:00, ndërsa programi dhe përbërja gjithashtu u janë parashtruar deputetëve.

Zaevi në konferencë për media në selinë e partisë theksoi se Bordi qendror i LSDM-së në seancën e djeshme vendosi t’i propozojë Radimila Shekerinskën për ministre të Mbrojtjes, Oliver Spasovski – i Punëve të Brendshme, Dragan Tevdovski – i Financave, Nikolla Dimitrov – i Punëve të Jashtme, Renata Deskoska – e Arsimit dhe Shkencës, Goran Sugarevski – i Transportit dhe Lidhjeve, Lupço Nikollovski – i Bujqësisë, Mila Carovska – e Punës dhe Politikës Sociale, Damjan Mançevski – i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Robert Alagjozovski – i Kulturës. Koço Angjushev është propozuar për kryeministër i Çështjeve Ekonomike, ndërsa Edmond Ademi, Robert Popovski, Adnan Qahil, Samka Ibrahimovski, Zoran Shapuriq dhe Zorica Apostolovska për ministra pa dikaster.

Partneri i koalicionit Bashkimi Demokratik për Integrim, një ditë më parë në seancën e kryesisë partiake vendosi që në kabinetin e ardhshëm të participojë me Hazbi Likën si zëvendëskryeministër të Sistem Politik dhe Marrëdhënie me Bashkësitë, Bujar Osmanin – zëvendëskryeministër të angazhuar për Eurintegrime, Sadulla Duraku – ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ramiz Merko – ministër pa dikaster, Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë dhe Bylent Salihu – ministër i Drejtësisë.

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale është propozuar Suhejb Fazliu, ndërsa ministër i Shëndetësisë Arben Taravari. Fazliu dhe Taravari janë propozime të Aleancës për Shqiptarët.

Për zgjedhjen e qeverisë së re deputetët duhet të votojnë më vonë deri të mërkurën në mesnatë, ndërsa në të duhet të votojnë të paktën 61 deputet prej Kuvendit 120 anëtarësh.

Partitë nga koalicioni i ri qeveritar (LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët) kanë mbështetje prej 62 deputetëve.