Arsim & Kulturë

Nesër mbahet shfaqja e baletit “Një legjendë për dashurinë”

Baleti Kombëtar i Kosovës do të mbajë nesër shfaqjen premierë të baletit “Një legjendë për dashurinë”, me koreografi nga Pullumb Agalliu, në vigjilje të 45-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Në një konferencë për media sot nga Baleti Kombëtar i Kosovës është bërë prezantimi i monografisë “Këmbë” me autor Naser Shatrollin, i cili përmbledh aktivitetet e BKK-së, nga dita e themelimit në vitin 1972 deri më sot.

Ahmet Brahimaj, drejtor i BKK-së, tha se kjo shfaqje është e treta në këtë sezon.

Pullumb Agalliu, koreograf i shfaqjes “Një legjendë për dashurinë”, tha se kjo shfaqje ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe se është shumë i kënaqur me trupën e baletit për punën të cilën po e bëjnë. /kp