Panairi i Artizanateve do të hapet nesër në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku përveç nga Kosova, do të ekspozojnë edhe artizane nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Ky është edicioni i 12 i këtij manifestimi i cili Qendra e Gruas Dera e Hapur e organizon për të kremtuar Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2016 në Kosovë.
Panairi për vizitorë do të jetë i hapur në sheshin “Zair Pajaziti”, nga data 26 deri më 28 shtator, nga ora 09:00 deri 21:00./KP