Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se që nga nesër do të pranohen aplikimet për mbjellje të drurit nga çiftet e sapomartuara në parkun e dedikuar për ta.
“Hapja e parkut do të bëhet më 7 gusht, dhe të drejtë aplikimi për mbjelljen e drurit kanë të gjitha çiftet që paraqiten në komunë për t’u kurorëzuar”, thuhet në njoftim.
Tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë:
– 15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës
– 50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër
– 40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve
Kërkesat dorëzohen në sportelet e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht më Zyrën e Gjendjes Civile.