Kërkohet marrëveshje e pakushtëzuar për demarkacionin Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, këkron që të arrihet marrëveshje e pakushtëzuar për demarkacionin.
Sipas KMDLNj nëse kjo marrrëveshje nuk arrihet atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. “Për demarkacionin apo vërtetimin ose kundërshtimin e vlerësimeve të komisioneve , janë formuar disa komisione , kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe janë mbajtur takime dhe konferenca të shumta anadaj KMDLNj propozon , si kompromis , futjen e të gjitha këtyre dokumeneteve vlerësuese në pako që të votohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit”, thuhet në reagimin e KMDLNj
Gjithashtu KMDLNj shkruan se është i paktuptimtë dhe i papraneshëm kushtëzimi me favorizimin apo eliminimin e një komisioni.
“Për të fituar besueshmëri , aneksi i nënshkruar midis presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi është dashur të futet një pikë ku shprehimisht thuhet se ; “ nëse edhe pas vërtetimit të gabimeve të mundshme të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015 do të ketë mospajtime, atëherë rasti dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit, vendimet e së cilës do të ishin të pakundërshtueshme dhe detyruese për të dy shtetet …”.
Me mosratifikimin e kufijve që do të pranoheshin ndërkombëtarisht , Kosova rrezikon të mbetet pa kufij , një territor i padefinuar e që do të ishte dëmi shumë më i madh se humbja e vizave.”, vazhdon reagimi, KMDLNj e sheh si të paarsyeshme thirrjen e seancave të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit.
“Nëse vazhdohet me këtë maratonë të kalkulimeve politike dhe jopolitike e që për pretekst e kanë demarkacionin , qytetarët duhet të organizohen dhe ta kundërshtojnë këtë veprim të papërgjegjshëm të deputetëve të Kosovës dhe partive politike.”, përfundon reagimi.
Ndryshe sot në orën 10:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e ligjit për demarkacionin me Malin e Zi.