Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit në Kombet e Bashkuara, Taleb Rifai ka apeluar të të gjithë njerëzit që të vazhdojnë të udhëtojnë në cilësi të turistëve, pavarësisht kërcënimeve nga sulmet terroriste.
“Nëse ndalojmë udhëtimet, atëherë terrorizmi do të fitojë. Patjetër të vazhdojmë udhëtimet dhe t’i mbajmë kufijtë e hapur”, tha Rifai gjatë një konference në Stamboll.
Ai tha se rritja e sulmeve terroriste gjatë viteve të fundit, ka prekur negativisht turizmin global dhe shtoi se asnjë vend në botë nuk është 100 për qind i sigurt nga terrorizmi.