ShowBiz

“Nëse mposhtim Italinë, do t’i heq të gjitha”

Ndonëse Irid Oksa nuk do të jetë sonte në stadiumin e Palermos, në ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për eliminatoret e botërorit, ajo ka dhënë një premtim të madh për tifozët.

E dashura e futbollistit të Torinos ka thënë për media se arsyeja e mungesës së saj në ndeshjen e kombëtares kuqezi është se ndodhet në Belgjikë për një set fotografik.

“Nëse Shqipëria fiton sot, unë do të zhvishem komplet. Fundja, vetëm pak pjesë kanë mbetur pa u parë”, ka thënë bukuroshja shqiptare.

Ndryshe, Irid Oksa dhe Rike Roçi, tifozë të zjarrta të kuqezinjve, në ndeshjen Shqipëri-Francë në kampionatin evropian Euro 2016, arritën të shndërrohen në tifozët më të komentuara në mediat botërore.