Aktuale

‘Nëse Konjufca e Ahmeti nuk gjejnë zgjidhje, deputetët e pakënaqur të VV’së formojnë parti të re’

Deputetja Shqipe Pantina thotë se nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet partiake të së dielës pasi s’është pajtuar që Albin Kurti të jetë kryetar i lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ajo thotë se nëse Glauk Konjufca dhe Shpend Ahmeti nuk gjejnë zgjidhje, atëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë e formimit të një subjekti të ri politik nga të pakënaqurit.

Deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët nuk e përkrahin zgjedhjen e Albin Kurtit për kryetar të partisë, po presin nëse Shpend Ahmeti dhe Glauk Konjufca do të arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet dhe ndasitë që e kanë përfshirë këtë subjekt politik, në të kundërtën nuk e përjashtojnë mundësinë e ndarjes përfundimtare.

Deputeti Glauk Konjufca dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti janë përzgjedhur nga Kryesia e lëvizjes “Vetëvendosje” për të negociuar ndërmjet dy “grupeve” brenda Lëvizjes pas shpërfaqjes së mospajtimeve të brendshme, shkruan tutje “Zëri”.

Albin Kurti është zgjedhur të dielën kryetar i ri i lëvizjes “Vetëvendosje” me votat e mbi 10 mijë anëtarëve, krahas mbi 31 mijë sa janë gjithsej, përderisa zgjedhjen e tij e kanë bojkotuar të pakënaqurit e Lëvizjes “Vetëvendosje” në krye me Visar Ymerin, Dardan Molliqajn, Dardan Sejdiun, Dukagjin Goranin, Shqipe Pantinën, etj