Rajon & Botë

Nëntë persona vriten gabimisht nga sulmi ajror në Afganistan

Zyrtarët afganë kanë thënë se nëntë antarë të një grupi të armatosur që mbështetet nga qeveria janë vrarë gabimisht gjatë një sulmi ajror.

Zyrtarët krahinorë kanë thënë se nga ky sulm janë plagosur të paktën tre persona. Sulmi ka ndodhur në orët e vona të ditës në provincën lindore të Ghaznit.

Anëtarët e këtij grupi të armatosur kishin bërë kërkesë për ndihmë nga ajri në Jaghori, por baza e tyre u godit gabimisht nga sulmi ajror.

Nuk është bërë e qartë se cilat forca e kanë kryer sulmin. Në provincën e Ghaznit janë zhvilluar disa operacione tokësore dhe ajrore në ditët e fundit.

Militantët talibanë, të cilët janë të pranishëm aktivisht në shumë pjesë të kësaj province, muajve të fundit i kanë shtuar sulmet kundër forcave afgane.

Qeveria e mbështetur nga Perëndimi është duke u përballur me vështirësi për t’i larguar militantët talibanë që nga tërheqja e trupave të NATO-s në vitin 2014, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli