Aktuale

Nëntë persona arrestohen për ‘ndërhyrje në sistemet kompjuterike’

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot në orët e mëngjesit ka realizuar një operacioni policor, gjegjësisht ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku ka zhvilluar kontrollimin/bastisjen në nëntë lokacione të ndryshme të Kosovës.

Si rezultat i hetimeve dhe realizimit të bastisjeve janë shoqëruar në stacione policore nëntë persona të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova, dëshmi materiale, për të cilat dyshohet se personat e kanë kryer veprat penale që ndërlidhen me ‘ndërhyrje në sistemet kompjuterike’, ‘cenim i të drejtës së autorit’ dhe ‘shmangie e masave teknologjike’.

Personat e shoqëruar në stacione policore janë: B. A.  N. K.   E.  M.  F. B.   A. Y. H. H.A. I.A. B. B. R.

Personat e dyshuar dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer veprat penale të lartcekura dhe për të njëjtit pritet vendimi prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë./KosovaPress/