Përmes një postimi në faqën e tij në facebook, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje mes Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe atij të Izolas, Slloveni.
Ky është postimi i plotë i ministrit Ismaili:
‘’Në Slloveni 🇸🇮 nënshkruam marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në mes të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit 🏥dhe Spitalit të Përgjithshëm të Izolas, e cila do të ndihmoj në përmbushjen e nevojave shëndetësore dhe në përmisimin e kujdesit për pacientët 👨👩👧👦 nga rajoni i Prizrenit. Përmes nisjes së bashkëpunimit tonë me spitale të ndryshme në Evropë, do të sjellim përvojat më të mira të shërbimeve shëndetësore në Kosovë 🇽🇰 dhe do t’u japim një mundësi për zhvillim të vazhdueshëm personelit tanë mjekësorë 👩⚕️. Me këtë marrëveshje, në kuadër të projektit të Lux-Development, qytetarët tanë do të kenë shërbime më të mira, më të shpejta dhe të cilat do të ndikojnë direkt në cilësinë e jetës së tyre.’’