Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja për korigjimin e demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq kanë rënë dakord që të nënshkruajnë marrëveshje për korigjimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Kjo marrëveshje është arritur gjatë vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë dy ditë më parë, mëson Klan Kosova prej burimeve.

Kjo marrëveshje pritet të publikohet gjatë ditës së sotme.

Markoviq gjatë vizitës në Kosovë la të kuptohet se shteti i tij është i gatshëm të bisedojë me Kosovën për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi.

Demarkacioni tash e tri vjet mbetet tema më e nxehtë dhe më problematike për vendin.