Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja LDK-Nisma, Limaj thotë se do t’i kenë një zv.kryeministër e dy ministri

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Nisma kanën nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur pas takimit kreu i Nismës Fatmir Limaj.

“Ne do të kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin, por primare në këtë qeveri do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe pako fiskale”, tha ai.

Është bërë e ditur, po ashtu, se Nismës do t’i takojnë dy Ministri, ajo e Tregtisë e Industrisë dhe Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale.

Dje gjatë ditës LDK-ja zyrtarizoi marrëveshjen me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa mbetet të negociohet edhe me AKR.

the authorGazetaKNN