Qeveria e Kolumbisë dhe rebelët e grupit majtist, Farc, kanë nënshkruar një marrëveshje historike që edhe zyrtarisht i jep fund konfliktit të armatosur 52-vjeçar.
Lideri i rebelëve, Timoleon Jimenez, i njohur si Timochenko, u ka kërkuar falje të gjitha viktimave të këtij konflikti, transmeton Express.
Ai u përshëndet me duartrokitje për këtë deklaratë.
“Do të doja t’ju kërkoja ndjesë për të gjitha vuajtjen që ju kemi shkaktuar gjatë kësaj lufte,” ka thënë Timochenko para popullit të Kolumbisë.
Të gjithë të ftuarit ishin veshur më të bardhë në ceremoninë e Kartagjenës, për të simbolizuar paqe, transmeton Express.
Në konfliktin e njohur si “Lufta e Ftohtë” janë vrarë 260 mijë njerëz, ndërsa janë zhvendosur më shumë se 6 milionë njerëz brenda vendit.
Presidenti i Kolumbisë, Santos ka thënë: “Kolumbia feston, i gjithë planeti feston sepse tani kemi një luftë më pak në botë”
“Ne do të arrijmë çdo qëllim, duke i kaluar pengesat për kthyer kombin tonë në një vend që gjithmonë e kemi ëndërruar – në një vend paqësor,” ka thënë presidenti i Kolumbisë, Santos.
Timochenko ka thënë se Farc që ka filluar si pjesë e armatosur e Partisë Komuniste në vitin 1964, do të lë konfliktet e armatosura dhe do të ndjekë politika paqësore.