Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit NISMA-AKR për Drenasin

Është zyrtarizuar koalicioni mes Nismës dhe AKR-së për raundin final të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se sot është konkretizuar nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit mes Nismës dhe AKR-së për raundin final të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit.

“Ne së bashku do të vazhdojmë të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Drenasit që janë shumica për ndryshim, pra po bashkohemi për ta quar ndryshimin deri në fund”, tha Limaj.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar gjithë qytetarët e Drenasit që kanë votuar mençur, që kanë zgjedhur ndryshimin, sepse Drenasit i ka ardhur koha për ndryshim.

Bahtiri tha se  anëtarësia e AKR-së në Drenas, por edhe kryesia qendrore e mbështesin fuqishëm kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj, duke qenë të  bindur se do t’ia dalin për faktin se vullneti i qytetarëve të Drenasit për ndryshime është shumë i madh.