Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, në seancën komemorative kushtuar veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, e quajti atë, dijetar, patriot, humanist dhe kalorës të paqes.
“Humbëm një njeri të madh e të jashtëzakonshëm. I njohur dhe i respektuar kudo që jetojnë shqiptarët. Kosova humbi një ndër martirët e saj”, tha ajo.
Hysi tha se Demaçi kishte thjeshtësi dhe madhështi.
Seanca ka përfunduar, ndërsa aktualisht kanë nisur homazhet në hollin e Kuvendit.