Aktuale

Nënkryetari i Partive Popullore Evropiane vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot priti nënkryetarin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Franz Schausberger.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, në takim ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryeministri Mustafa e njoftoi z. Schausberger për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të mëtejmë ekonomik, avancimin e proceseve integruese evropiane dhe zhvillimin e gjithanshëm të shtetit.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve për përkrahjen e madhe të EPP-së në proceset eurointeguese të Kosovës dhe në rezultatet e arritura deri më tani, transmeton KosovaPress.

Nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Franz Schausberger, vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës, në të gjitha fushat.

Duke shprehur përkrahjen e mëtejme të EPP-së për Kosovën, Schausberger theksoi mbështetje të veçantë për proceset e ardhshme integruese evropiane./KosovaPress/