Nënkryetari i komunës së Prishtinës ka deklaruar se rruga Slivovë- Marec është e pa kalushme, pasi në atë pjesë ka rënë sasi e madhe e borës.
“Rruga Slivovë-Gerbesh (Marec), është e pakalueshme ekipet janë në terren dhe po bëjë përpjekjet për ta bërë këtë rrugë të kalueshme, derisa edhe në fshatrat e tjera të Prishtinës ekipet e pastrimit janë duke i pastruar rrugët.
Pacolli ka bërë të ditur se në Prishtinë të gjitha rrugët urbane janë të pastruara
“Nga orët e para që kanë filluar reshjet e borës, ekipet janë në terren dhe të gjitha rrugët në qendër janë të kalueshme”, ka deklaruar Pacolli për gazete Infokus.
Për çdo emergjencë që mund të keni lidhur me rrugët që janë në përgjegjësi të MIT, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra: 044 130 069 dhe 044-158-914.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.