Aktuale

Nënkryetari i AAK-së: U dëshmua edhe një herë lufta e UÇK-së

Nënkryetari i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se me lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, u dëshmua edhe një herë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

“Lufta e Haradinajt dhe UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër. Kushdo që tenton ta njollos këtë, do të humb.

Institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë ta heqin këtë dhe të mos shkojnë në bisedime pa dhënë llogari serbia për krimet në Kosovë. Ramushi sot pasdite kthehet në Kosovë”, ka thënë Isufi.