Arsim & Kulturë

Nënë Tereza shpallet Shën Tereza

Në një ceremoni madhështori që mblodhi mbi 100 mijë paqedashës nga vendet të ndryshme, Papa Françesku shqiptoi sot formulën e shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës, Gonxhe Agnes Bojaxhiu (1910-1997).

Papa Bergoglio e lexoi formulën në latinisht dhe menjëherë besimtarët shpërthyen në duatrokitje. Kjo erdhi pas lituanive të shenjta që u bën në Vatikan.

Ndërsa, Papa Françesku Ai përcolli mesazhe dhembshurie.

“Vullnetarët nuk presin as falenderime, as mirënjohje. Secili prej nesh mund të thotë se sikurse Zoti erdhi të më takojë kur kisha nevojë, ashtu edhe unë po eci drejt Tij dhe dua t’u shkoj në ndihmë atyre që kanë nevojë, familjeve në krizë, të sëmurëve, të burgosurve, të dobtëve, emigrantëve, minorenëve të braktisur, ashtu sikurse edhe të moshuarve”, deklaroi Papa Françesku.

Papa Françesku tha se Nënë Tereza ka qenë bujare, duke mundësuar pranimin për të gjithë dhe të mbrojtës së jetës njerëzore.

“Ajo është përkul mbi persona që ishin braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti”, vijoi ai.

Papa Françesku shtoi se Nënë Tereza është angazhuar në mbrojtjen e të braktisurve dhe jetës, duke shpallur pareshtur që kush nuk ka lindur akoma, është më i lig.

Angazhimet e saj, sipas tij, kanë bërë që zëri i saj të dëgjohet nga Zoti.

Sipas tij, misioni i saj në periferi të qytetit qëndron si dëshmi kuptimplote e afrimit të hyjit ndaj të varfërve.

”Sot ua dorëzoj këtë grua mbarë botës, kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmoftë që të kuptojmë që kriteri i vetëm i jetës është dashuria ndaj të gjithëve pa dallim gjuhe, kulture, race apo religjioni. Nënë Terezës i pëlqente të thoshte, se ndoshta nuk flas gjuhën e tyre por mund të buzëqesh, të bartim buzëqeshjen e saj e të ua dhurojmë veçanërisht atyre që vuajnë dhe atyre që kanë nevojë për mirëkuptim e butësi”, tha ai.

Ndërkohë, si për të shuar çdo dyshim dhe diskutim për prejardhjen e saj, lutja e parë në meshën e shenjtërimit u mbajt në gjuhën shqipe.

Papa Françesku ka përmbyllur meshën e sotme të shenjtërimit të Nënë Terezë në Shën Tereza, duke kujtuar dhe lutur për të gjithë ata që punojnë për vëllezërit në vende të rrezikshme.

Ai ka kujtuar edhe murgeshat e vrara në vende të rrezikshme, si dhe ato që kanë pësuar dhunë, duke shpresuar që të përfundojnë vuajtjet për gjithë njerizimin. Ndërsa, në fund parakaloi pranë mijëra të pranishmëve, duke krijuar atmosferë të veçantë në Vatikan./KosovaPress/