ShowBiz

Nënat më joshëse të estradës

Femrat e njohura të estradës sonë që janë edhe nëna shumë moderne.
Në botën e yjeve ndërkombëtare tashmë është bërë trend që, kur femra të sjellë në jetë një fëmijë, ajo sa më parë mundohet që të rikthejë format e trupit.

Ky trend po ndiqet edhe nga femrat e njohura të estradës sonë, tek të cilat shtatzënia nuk po lë asnjë shenjë, e madje shumë pak pas lindjes arrijnë që të vijnë më në formë se asnjëherë, shkruan Gazeta Express.

Ato që marrin më shumë vëmendjen për këtë gjë janë padyshim këngëtaret, e të cilat kohët e fundit shumë nga to janë bërë nëna.

Më poshtë keni disa nga femrat e njohura të estradës që janë nëna, e njëkohësisht vazhdojnë të mos ngurrojnë të shfaqin trupin e tyre seksi:

Nora Istrefi – Nora njihet si një nga femrat më seksi të estradës sonë. Këngtarja ka disa vite tashmë ka sjelë në jetë vajzën e saj, Renee, ndërsa ajo shumë shpejtë ka kthyer format e saj pas lindjes duke befasuar të gjithë. Sot Nora vazhdimisht tregon trupin në veshje provokuese, si në videoklipe ashtu edhe në poza të përditshme.

Tuna Sejdiu – Tuna ka pak kohë që është bërë nënë e një djali të bukur. E megjithëse Tiani ka mbushur një vjet, shtatzënia ka ndikuar që Tuna të zbukurohet edhe më shumë dhe të vijë gjithnjë e më seksi.

Adelina Ismaili – Ajo po cilësohet divë e muzikës, po Adelina dihet se ka qenë edhe Miss Kosova në fillimet e karrierës së saj. Gjithmonë provokative, Adelina mbetet si ndër femrat më seksi shqiptare madje edhe pas lindjes së djalit.

Zaimina Vasjari – Zaimina është ndër femrat të cilat është rikthyer më shpejtë me fizikun e saj super-seksi pas shtatzënisë. Ajo vazhdimisht shfaqet në fustane që i tregojnë shumë trupin edhe tani që është nënë e një vajze me emrin Khloe.

Argjentina Ramosaj – Megjithëse Argjentina nuk është se ndër femrat që vjen shpesh me poza provokuese, këngëtarja njihet për bukurinë e saj dhe trupin gjithmonë në formë. Ajo shpesh vjen me fotografi të ëmbla me djalin e saj Noah, i cili tashmë ka mbushur tre vjet.

Ledina Çelo – Vjetët siç duket nuk po lënë shenjë tek Ledina, e cila edhe pse nënë e dy fëmijëve, trupin e saj e kanë lakmi shumë vajza të reja.

Xhensila Myrtezaj – Xhensila ka pak muaj që është bërë nënë e fëmijës së saj të parë ndërsa ajo tashmë ka filluar me fotografitë ku shfaq trupin në super formë.

the authorBurbuqe Metolli