Aktuale

Nëna thotë se ia rrahën djalin në çerdhe, edukatorja e mohon

Një fëmijë i moshës 3 vjeçare po thuhet se u rrah në një çerdhe në Prishtinë.E nëna argument ka disa shenja që fëmiu i saj ka në trup.Por në çerdhen ku shkon djali i familjës Cakolli e mohojnë t`a kenë prekur me dorë. E ky rast në polici është hapur si “lëndim trupor” e për këtë çështje janë duke u intervistuar disa persona.
Këto shenja pretendon se iu janë bërë në Kopshtin ku dërgonte fëmiun e saj.

Merita Hamidi-Cakolli dyshon se djali iu është torturuar në çerdhen “Lisarti M”, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Krejt kjo thuhet të ketë ndodhur më 19 qershor, e një ditë më pas ajo ka paraqitur rastin edhe në polici, raporton T7.

“Në momentin që e kemi marrë djalin nga çerdhja i ka mshu derës me kry. Ka pas shenja dhune dhe që nga ajo ditë, djali tërë natën i vendos duart në vesh dhe në kokë, trembet natën dhe zgjohet me të qara. Djalin e kemi marrë prej kopshtit me shenja. Prej datës 20 kemi hapë rast në polici, tash është rasti në hetime. E kam me çu edhe te psikologu. Djalin e kom çu në atë kopsht qe një vit, edhe qato pak fjalë që i ka folë, tash më nuk është t’u i folë”, thotë Merita Hamidi-Cakolli.
Ky rrëfim i nënës së tre fëmijëve, po konsiderohet si tendencë për të dëmtuar cerdhen, nga pronarët e punojësit.

Sipas drejtoreshës së Kopshtit, ajo dhe edukatoret kanë menduar se djali pas përdorimit të antibiotikëve ka bërë analizat dhe shenjat ishin si rezultat i tyre.

Megjithatë, ato kanë dhënë dëshmitë e tyre në polici.

Disa herë fëmija kishte probleme me shëndetin e për këtë Mjeku thotë se kopshti i kishte kushtuar atij edhe vëmendje të veçantë.

Se në këtë kopsht nuk ka dhunë thonë për FRONTAL edhe klientët e tjerë.

Një gjysh nga Prishtina që dërgon çdo ditë aty nipin edhe mbesën deklaron se lajmet për dhunën nuk janë të vërteta.

Në këtë çerdhe kishin shkuar tash e një kohë dy fëmijët e familjes Cakolli.

Vajza e madhe e tyre, ju kishte thënë prindërve se në këtë kopsht ekziston një dhomë e dënimit, e për këtë ata e kishin ndalur nga çerdhja.

E të njejtën nuk e kishin bërë me djalin edhe pse ai kundërshtonte shkuarjen në cerdhe, sic pretendojnë prindërit e tij.

E ky rast në polici është hapur si “lëndim trupor” e për këtë çështje janë duke u intervistuar disa persona.