Aktuale

Nëna dhe foshnja shqiptare vdesin në maternitet

Një nënë 40-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë, pak pas mesnate në maternitetin e Kukësit.Policia e Kukësit nuk ka dalë edhe me një njoftim zyrtar, por e kontaktuar nga “BalkanWeb” pas interesimit të familjarëve, deklarohet se vdekjet kanë ardhur për shkaqe natyrale.

Familjarët kanë dyshime për ç’ka ka ndodhur dhe presin me padurim kryerjen e ekspertizës mjeko ligjore. Ata nuk kanë tërhequr ende trupin e Nurije Poçit nga morgu i spitalit.

Sakaq, policia sqaron se gruaja sillte në jetë fëmijën e saj të shtatë, një foshnjë e seksit mashkull që ka lindur i vdekur. Pas kësaj ka ndërruar jetë edhe nëna. Familjarët thonë se ngjarja është e dyshimtë, ndaj edhe kërkojnë hetime të mëtejshme për rastin.Sipas tyre, nëna nga Kukësi ka lënë jetim 6 fëmijë të tjerë.