Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku një foshnje 1-muajshe është gjetur e braktisur në kryeqytet, pranë një pallati në rrugën “Arkitekt Sinani”.
Banorët njoftuan Policinë, e cila çoi foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Policia është vënë në kërkim të nënës që braktisi në mes të rrugës beben e saj vetëm një muajshe.